“Botë”, e Lindita Halimit deri tash kënga më e pëlqyer në Eurovizion

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 12:54 | Nga

Lindita, me këngën “Botë”, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në këtë garë muzikore, ka marrë 733 vota, duke u bërë deri tani kënga më e pëlqyer, përcjell KultPlus.

Nga të gjitha këngët që deri tani janë zyrtarisht përfaqësuese të shteteve të tyre në Eurovizion, Lindita Halimi duket se është më e pëlqyera.

Këtë e thonë votat në portalin Wiwiblogs- portali më aktiv i Eurovizionit në botë. Lindita, me këngën “Botë”, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në këtë garë muzikore, ka marrë 733 vota, duke u bërë deri tani kënga më e pëlqyer.

Deri tani janë rreth 15-të këngë të ditura për Eurovizion, ndërsa deri në muajin prill rreth 40 shtete do të zgjedhin këngët e tyre përfaqësues. Linda Halimi vetë ka reaguar në rrjetin social Facebook duke falënderuar fansat të cilët po e pëlqejnë këngën e saj. Në këtë renditje, pas Linditës e cila po triumfon në dy herët e fundit, pason kënga e Holandës dhe ajo e Irlandës. Me këngën “Botë”, Linda Halimi ka dalë të jetë triumfuese në edicionin e 55-të të Festivalit të Muzikës së RTSH-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme