Brad Pitt thyen heshtjen pas divorcit

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 09:53 | Nga

Brad Pitt ka thyer heshtjen pasi gruaja e tij prej dy vitesh, me të cilën ka kaluar më shumë se një dekadë, Angelina Jolie, i kërkoi divorcin.

“Jam shumë i dëshpëruar, por ajo që ka rëndësi është që fëmijët tanë të jenë mirë” ka thënë fituesi i çmimit Oscar në një deklaratë për E! News. “I kërkoj mediave t’i japin atyre hapësirën që meritojnë gjatë kësaj kohe të vështirë”

Jolie Dhe Pitt kanë adoptuar Maddox Jolie-Pitt, 15 vjeç, Pax Jolie-Pitt, 12, and Zahara Jolie-Pitt, 11, ndërkohë aktorja solli në jetë Shiloh Jolie-Pitt, 10 vjeç dhe binjakët Knox Jolie-Pitt e Vivienne Jolie-Pitt, 8, gjatë 12 viteve si çift.

Ndërkohë, Geyer Kosinski, menaxheri i 41 vjeçares tha: “Angelina do të bëjë gjithmonë atë që është në interes të familjes. Ajo e vlerëson mirëkuptimin e të gjithëve për nevojën që ata kanë për privatësi gjatë kësaj kohe”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme