Brendës së Beverly Hills-it në tërë trupin i është përhapur kanceri

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 14:42 | Nga

Një lajm i hidhur për të gjithë admiruesit e aktores së Beverly Hills 90210, Shannen Doherty. Kanceri i gjirit, i cili u zbulua në shkurtin e vitit të kaluar, tashmë është përhapur në nyjet limfatike.

“Kanceri i gjirit është përhapur në nyjat limfatike dhe për këtë arsye duhet ti nënshtrohem kimioterapisë dhe pas saj më duhet të bëj radiografi”, tha Doherty.

Aktorja 45 vjeçare e cila në maj iu nënshtrua një operacioni me heqjen e njërit gji pranon se është e shqetësuar për të ardhmen e saj të panjohur.

“Më tremb e panjohura. A do të ketë efekt kimioterapia dhe radiografia? Çdo gjë tjetër është e përballueshme: Dhimbja, fakti që jeton vetëm me një gji. Ajo që më shqetëson është si do të jetë e ardhmja ime, si do të ketë efekt tek të dashurit e mi”, shtoi ajo.

Ajo ka postuar online fotografi të momentit kur pret flokët pasi po i nënshtrohet kimioterapisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme