Candice paralajmëron rikthimin me këto foto

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 22:00 | Nga

Candice Swanepoel do të kthehet në pistat e modës për t’i reklamuar kreacionet e Victoria’s Secret, pas mungesës njëvjeçare qëkur u bë nënë.

29-vjeçarja i ka paralajmëruar fansat se çfarë të presin duke sjellë disa poza të reja me të brendshme.

E shtrirë në krevat në një set intim, modelja është kujdesur që të vë në pah fizikun e saj të admiruesëm.

Nga linjat trupore të bukuroshes së lindur në Afrikën e Jugut, nuk vërehej se ajo është bërë nënë para një viti.

Candice do të ribashkohet me bukuroshet tjera të Victoria’s Secret duke i përfshirë edhe modelet, si Elsa Hosk e Alessandra Ambrosio.

Modelet janë duke u përgatitur për paradën e radhës që do të mbahet në Kinë më 28 nëntor.

Kujtojmë që më 5 tetor 2016, Swanepoel priti në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Anaca.

Candice është në lidhje me modelin brazilian, Hermann Nicoli, që nga mosha 17 vjeçare.

View this post on Instagram

🌻✨💛

A post shared by Candice Swanepoel (@angelcandices) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme