Capital T flet për koncertin që iu anulua në Podujevë

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 09:06 | Nga

Të martën që kemi lënë pas, reperi Capital T ishte i ftuar të performonte në një klub në qytetin e Podujevës.

Shumë fansa të muzikës së tij ishin mbledhur për ta dëgjuar Capitalin, por në kohën kur atmosfera ishte në maksimum diçka ndodhi, shkruan lajmi.net.

Policia kishte hyrë në skenë dhe kishte ndërprerë koncertin e reperit, i cili kishte pritur edhe afro 1 orë për tu kthyer në skenë, por kishte qenë e pamundur.

Reperi ka reaguar përmes një videoje në Instagam, ku edhe bëri përmbledhje të gjithë asaj çfarë kishte ndodhur në Podujevë.

Ndër të tjera, ai sqaroi se koncerti ishte ndërprerë me pretendimin se lokali kishte leje për të qenë i hapur deri në orën 23:00.

“Po bojna shumë zhurmë ??? Faleminderit prej zemres krejt njerzve qe ishin te pranishëm , kurgjo su kon n’dorën tonë edhe t menagjmentit ‘ kom prit rreth 40 min mbrapa mos po ndryshon diqka po urdhni ka qenë i prerë me prish nejën me pretendim se ambienti ka leje deri në ora 23:00 normal që kur ti bojsh nejat ma t forta n shqiptari kqyrin me t nal diqysh ???‍♂️? po its too late #unstoppable#podujeva #llapi #truekapo #fullhouse” shkruan Capitali në Instagram.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme