Cardi B shpërndan fotografitë e dasmës sekrete, një vjet pas

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 18:06 | Nga

Në njëvjetorin e martesës, Cardi B, ka ndarë me fansat e saj të Instagramit pamje nga dasma e saj sekrete.

Reperja ka shpërndarë në Instagram fotografi të saj dhe të bashkëshortit të saj Offset të cilët shihen duke u mbajtur dorë për dore, para pastorit që e ka kurorëzuar dashurinë e tyre.

“Kthim në kohë…20 shtator”, ka shkruar poshtë fotografisë Cardi B, transmeton Klan Kosova.

Martesa e reperes që ndodhi vitin e kaluar mbeti sekrete për nëntë muaj derisa TMZ publikoi lajmin në muajin qershor duke treguar se çifti ishte martuar fshehurazi, krejt larg vëmendjes së publikut dhe mediave.

“Ka kaq shumë momente në jetë që unë i ndaj me botën dhe janë disa momente që dua t’i mbaj vetëm për vete. Martesa ishte një nga këto momente”, kishte shkruar 25 vjeçarja në Twitter, në atë kohë.

“Lidhja jonë ishte vazhdimisht mes ndarjes dhe ribashkimit, ne kishim akoma shumë kohë përpara vetes që të rriteshim, por ne ishim shumë të dashuruar dhe thjesht vendosëm që nuk duhet ta humbasim njëri-tjetrin”, kishte shkruar tutje reperja e famshme, pasi ishte zbuluar lajmi se ajo tashmë nuk ishte beqare.

Ylli i “Bodak Yellow” kishte deklaruar po ashtu se të dy thjesht “ishin zgjuar një mëngjes dhe kishin vendosur të martohen”.

Ajo kishte shtuar se kishte thënë “PO” pa “fustan dasme, pa grim dhe pa unazë” në dhomën e tyre të fjetjes.

View this post on Instagram

TBT …September 20th

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme