Charles: Kur të bëhem mbret nuk jetoj në Buckingham Palace

Prishtinë | 19 Sht 2017 | 19:14 | Nga

Princi Charles ka deklaruar vendimin e tij duke refuzuar rezidencën historike “Buckingham Palace”, menjëherë sapo të marrë fronin.

Pasi të bëhet mbret, djali i parë i mbretëreshës Elizabeth ka ndërmend të thyejë traditën duke zgjedhur të jetojë në “Clarence House” që sipas medieve është më e rehatshme.

Ky pallat londinez, ku ai aktualisht jeton me bashkëshorten Camilla, do të bëhet kështu selia e re e kurorës. E sipas planit që përflitet, pallati mbretëror ku aktualisht jeton vetë Elizabeth, do të shndërrohet në një pikë qendrore me zyra dhe salla pritjesh. Madje flitet se pallati i madh me 775 dhoma do të jetë i hapur për publikun përgjatë gjithë vitit.

Në mbrëmje Charles dhe e shoqja do të kthehen në banesën e tyre prej 4 katesh përtej Mall-it. Kjo deklaratë është cilësuar si aspak delikate nga anglezët, karshi mbretëreshës, pasi prish traditat e monarkisë.

Image result for buckingham palace

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme