Cher frikësohet nga alarmi i shtëpisë

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 19:54 | Nga

Mbrëmjen e së dielës policia me nxitim shkuan për në rezidencën e këngëtares Cher. Pasi morën alarmin pesë patrolla të policisë së Los Angeles u vendosën në shtëpinë e saj që gjendet në Malibu.

Megjithatë përpos një frikësimi që përjetoi Cher nuk kishte asgjë për t’u brengosur ngaqë alarmi ishte falso.

Cher është tejet e brengosur me sigurinë dhe ka dhoma sigurie brenda shtëpisë së saj, ndërsa alarmi ishte ndezur pa dashje.

Pas kontrollit në shtëpi dhe përreth saj, policia ka deklaruar se nuk kishte asgjë të dyshimt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme