Chrissy Teigen tregon se kishte problem me alkoolin

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 14:44 | Nga

Chrissy Teigen nuk ka qenë asnjëherë e ndrojtur për të treguar problemet e saj. Ajo gjithmonë është e treguar e sinqertë, dhe kur gjërat nuk kanë qenë në favor të saj.

Kësaj radhe në fakt ajo ka rrëfyer problemet e saj me alkoolin, shkruan Cosmopolitan.

31-vjeçarja është shprehur se ka pasur një periudhë në jetën e saj, ku pa e kuptuar filloi të konsumonte shumë alkool.

“E fillova duke menduar, ok edhe një gotë. Por më pas e kuptova që po pija shumë alkool”, -është shprehur Teigen.

Më pas fatmirësisht modelja e ka kuptuar se konsumimi i alkoolit nuk do i sillte asgjë të mirë, përkundrazi.

“Ndihesha shumë keq. Kjo gjë që unë po bëja nuk ishte e mirë për veten time, as për John, as për askënd”,-vijoi më tej 31-vjeçarja.

Chrissy rrëfeu se askush nuk i ka përmendur problemet që ajo kishte me alkoolin, por vetë ajo e dinte se sjellja e saj nuk ishte e duhura.

“Askush në fakt nuk më ka mërzitur duke më bërë moral rreth kësaj gjëje. Por unë e ndjeja në zemrën time që nuk isha mirë. Më bënte të ndihesha keq para njerëzve”,-ka treguar modelja.

Ajo u shpreh se në eventet ku ajo është e ftuar gjithmonë ka alkool rreth e rrotull, dhe është çuditur me veten e saj, si nuk ka pirë një gotë. Por fakti që ajo nuk pi në evente të tilla, e bën atë të ndihet më mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme