Çifti i njohur i jep fund martesës dyvjeçare

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 10:35 | Nga

Lajmi që aktorja e njohur turke, Merve Bolugur, dhe bashkëshorti i saj, Murat Dalkılıc, nuk jetojnë më bashkë, kanë bërë publike pak kohë më parë në mediet turke.

Burime pranë aktorëve kanë mësuar se çifti prej disa muajsh jetojnë të ndarë. Por deri tani, askush prej të dyve nuk e kishte konfirmuar lajmin zyrtarisht. Duket se procedurat e divorcit kanë nisur prej pak javësh dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë aktori Murat Dalkılıc.

Dyshimet lindën pasi Zeynep u pa disa herë në publik pa unazën e martesës dhe pas spekulimeve, lajmi u konfirmua shpejt. Vendimi është bërë publik edhe nga llogaria personale e Murat Dalkılıc në Instagram.

“Ne kemi vendosur ta ndërpresim martesën tonë, me gjithë përpjekjen dhe kujdesin për një kohë të gjatë me Merve Boluğur, bashkëshorten time të dashur, me të cilën kam kaluar një dashuri të madhe për shumë vite… U lutemi shumë të gjithëve të respektojnë këtë periudhë delikate që po përjetojmë. Spekulimet negative që nxjerrin arsye të ndryshme për ndarjen nuk kanë të bëjnë fare me ne. Faleminderit për ditët e lumtura që keni ndarë me mua”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme