Çifti i njohur, prindër për herë të tretë: Do bëhemi 5

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 15:58 | Nga

Familja Messi do të shtohet në numër.

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi ka njoftuar se do të bëhet baba për herë të tretë. Lajmin e mrekullueshëm e ka dhënë bashkëshortja e tij nëpërmjet një fotoje në Instagram ku tre djemtë e familjes po i prekin barkun Antonelës. Bashkangjitur fotos, ajo shkruan: Familje me 5 persona. Nuk e dinë ende gjininë e bebit që pritet të vijë shumë shpejt, por ne shpresojmë të jetë vajzë duke qenë se ata kanë dy djem, Thiago 4-vjeç dhe Mateo 2-vjeç.

Pak muaj më parë, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre disa vjeçare në një dasmë luksoze e cila u mbajt në 30 qershor të këtij viti.

Ky ishtë një lajm shumë i bukur, por na tregoni pak ju lutem: a nuk ju është krijuar përshtypja se Messi dhe Ronaldo janë në garë me njëri-tjetrin edhe se kush ka më shumë fëmijë? CR7 është bërë së fundmi baba i binjakëve e ndërsa është në pritje të një fëmije të katërt nga e dashura e tij Georgina Rodriguez. Sot na vjen lajmi se Messi dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të tretë. Sigurisht mund të duket pak absurde, por ç’të bëjmë, kjo gjë na vjen ndërmend kur mësojmë se familja e Ronaldos apo e Messit do të shtohet në numër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme