Cozman e tepron, ia qon gishtin e mesit Tunës

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 00:26 | Nga

Lidhja disavjeçare e Tunës dhe Cozman ka përfunduar. Me plot siguri mund të themi që Tuna e ka kaluar atë fazë të jetës së saj, është bërë nënë e një djali, Tian, që ka ardhur në jetë pak ditë më parë dhe duket lumturisht e dashuruar me partnerin e saj të ri, Patris Berishën.

Pra gjërat kanë ndryshuar për këngëtaren, jeta e tanishme e së cilës është thuajse e kundërt me atë që bënte më parë me reperin. Mbase prandaj dhe anëtari i grupit “Babastars” thjesht nuk mund ta përtypë faktin që për Tunën, jeta ka vazhduar.

Në këngën më të fundit “Yamborghini”, reperi që duket ende i prekur nga ndarja (ndryshe s’do ta bënte një deklaratë të tillë), shprehet: “Gishtin e mesit ia çoj edhe ex-it” duke iu referuar Tunës, tani që të gjithë po pyesnin veten si mund të ndihej pas lindjes së fëmijës.

Menduam se ishte diçka serioze, por ok. Gishtin e mesit mund t’ia çojë. Tuna as nuk do ta vërë re me siguri. Se me ç’kemi parë në Instagram, është kokë e këmbë e fokusuar te Tian Patris Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme