Ç’po ndodh me jetën e Elifit?

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 16:16 | Nga

Pavarësisht sukseseve të njëpasnjëshme me rolet e saj, aktorja turke Tuba Buyukestun, e njohur për rolin e Elifit në “Diamante dhe dashuri”, nuk ka qëlluar me fat në jetën personale.

Pas një divorci të hapur me bashkëshortin Onur Saylak, i cili u bë publik disa muaj më parë, deklarata e tij e fundit i ka habitur të gjithë. Martesa e çiftit, aktualisht është në proces divorci, por Saylak ka refuzuar ta pranojë publikisht atë që po ndodh në jetën e tyre.

Siç shkruajnë mediat turke, mbrëmjen e djeshme Onur ka qenë i ftuar në një party, organizuar në ‘Harbiye Klein’, në Stamboll, ku ka rënë në sy edhe për lëvizjet e tij. I gjendur përballur gazetarëve, producenti ka refuzuar të përgjigjet për çështjen e divorcit. Megjithatë, mësohet se, zyrtarisht çifti nuk është ndarë, por i kanë ndarë shtëpitë dhe pasurinë e përbashkëta.

Onur Saylak u pa të hynte në një hotel në zonën e Beşiktaş-it. Rezidenca e hotelit ishte lokalizuar deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që nuk u shpëtoi dot aparateve ishte targa e makinës që përdori Onur, e cila vazhdon të mbajë germën T të bashkëshortes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme