Cruise nuk flet dhe s’e takon vajzën e tij prej 3 vjetësh

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 08:03 | Nga

Tom Cruise nuk flet dhe nuk e shikon vajzën e tij Suri prej rreth 3 vjetësh. Lajmi ka qarkulluar ditët e fundit në mediat amerikane duke shkaktuar shumë polemika. Burime pranë sajtit “GossipCop”, kanë raportuar se aktori ka kohë që qëndron larg së bijës dhe nuk ka bërë as dhe një përpjekje për të pasur kontakt, ndonëse ajo është 10 vjeçe tashmë.

Ish-gruaja Katie Holmes jeton në Nju Jork me Surin dhe Cruise jeton në Los Anxheles, por nuk është pikërisht largësia që e pengon yllin amerikan të Hollivudit të takohet me të.

Pas kësaj largësie “të sforcuar”, duket se qëndron Kisha e Scientology, me të cilën aktori është shumë i lidhur dhe që nuk e lejon të ketë kontakte me “jo besimtarët”.

Edhe në ndarjen mes Cruise dhe Homles, në vitin 2012, pas 5 vjetësh martesë, Scientology kishte luajtur një rol vendimtar. Holmes i kishte kërkuar divorcin për të mbrojtur Surin nga sekti fetar. Ajo që duket e sigurt, është që Holmes ka kërkuar mbrojtje paraprake për fëmijën, duke treguar një gatishmëri të madhe ndaj ish-bashkëshortit mbi vizitat dhe takimet për vajzën. Por aktori duket se nuk ka dashur t’ia dijë apo ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme