Dafina Zeqiri e ka zili Kylie Jenner-in për një gjë

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 21:31 | Nga

Disa njerëz mund të paragjykojnë familjen Kardashian-Jenner, ndërsa disa të tjerë i adhurojnë. Edhe nëse jeni në grupin e parë ose të dytë të personave të mësipërm, një gjë e bëni me siguri; lexoni me kuriozitet lajmet për një nga familjet më të famshme në botë.

Siç e dini të gjithë për nëntë muaj me radhë, Kylie Jenner fshehu shtatzëninë e saj. Ylli i serialit “Keppind Up With Kardashians”, vetëm kur solli në jetë vajzën e saj, tregoi përmes një video 11 minutëshe gjithë periudhën e shtatzënisë.

Kjo video ishte vërtet e bukur, dhe të gjithëve na preku, e pëlqejmë apo jo Kylie Jenner-in. Në fakt 20-vjeçaren miliardere, pas lindjes shumica prej nesh e kanë zili për diçka.

Madje edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, do dëshironte që të kishte miqësinë që ka Kylie. Për nëntë muaj miqve, njerëzve të afërt të Kylie-t, punonjësve, iu ofruan shuma marramendëse nga mediat vetëm për një foto të 20-vjeçares, por ata nuk pranuan që ta tradhtonin, dhe i qëndruan besnikë deri në fund. Dafina shkruan se do donte të kishte miq si të Kylie-t.

“Kylie ka miq të vërtetë sepse nuk treguan një gjysmë fjale për 9 muaj rresht. Këta lloj miqsh do të doja të kisha dhe unë pranë”,-shkroi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme