I dashuri i Rihannas ishte i martuar

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 14:10 | Nga

I dashuri miliarder i Rihannas, Hassan Jameel, raportohet se ishte i martuar para se të takohej me krijuesen e hitit “Umbrella”.

Bukuroshja 29-vjeçare ishte fotografuar me të dashurin e saj, familja e të cilit ka të drejtat e shitjes së veturave Toyota. Rihanna ishte parë me pasanikun në një pishinë në Spanjë dhe që prej asaj kohe e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre.

Pas disa muajsh romancë, gazeta britanike “The Sun” raporton se biznesmeni ishte i martuar para se të njoftohej me Rihannan. Ai në vitin 2012 ishte martuar me eksperten e artit, Lina Lazaar.

Rihanna, e cila së fundmi ishte në lidhje me Drake, romancën e saj me Hassanin e ka mbajtur të fshehtë dhe për herë të parë u panë në muajin qershor kur dyshja shijoi pushimet në Ibiza të Spanjës.

Derisa romancat e Hassanit me femra të famshme ishin bërë temë e mediave, martesa e tij nuk ishte bërë e ditur asnjëherë.

“Hassani është shumë privat. Martesa e tij kishte marrë fund pak para se të takohej me Rihannan, pasi u shkurorëzua nga Lina, por lajmi se ishte i martuar ishte befasi për fansat e këngëtare. Lina e ka kaluar periudhën e ndarjes dhe është me një partner tjetër”, ka thënë një burim për The Sun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme