“Deadpool 2”, dublantja vdes gjatë xhirimeve

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 09:18 | Nga

Një dublante ka humbur jetën në xhirimet e serisë së ardhshme të “Deadpool”. Joi ‘SJ’ Harris ishte një profesioniste e garave me motorçikleta nga New York-u.

Ajo ka humbur kontrollin e motorrin ndërkohë që po xhironte një pjesë të shkurtër të filmit pas orës 8 të paradites, ditën e hënë, duke u përplasur me xhamin e një ndërtese.

Harris ishte femra e parë afrikano-amerikane që është liçensuar në këtë sport sipas TMZ. Ky ishte filmi i parë i Harris, si dublante, ku për fat të keq humbi jetën gjatë xhirimit të skenës. Harris sapo kishte marrë veten nga një dëmtim të kyçit të dorës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme