Dënohen Krenar Çoçaj dhe vëllai i Unikkatil-it

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 14:50 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin në lidhje me një përleshje që kishte ndodhur në “Zone Club” në Prishtinë, ku ishin përfshirë Krenar Çoçaj dhe Mentor Palokaj, vëllai i reperit Unikkatil.

Trupi gjykues në krye me gjyqtarin Vesel Ismajli shpalli aktgjykimin me anë të të cilit ndaj të akuzuarit Leonard Hajdari, gjykata ka bërë riciliësimin e veprës penale nga vrasje në tentativë për çka akuzohej për pjesëmarrje në rrahje.

Gjykata e ka dënuar Leonard Hajdarin me 1 vit e 6 muaj dënim me burgim si dhe është bërë konfiskimi i mjetit me të cilin është kryer vepra penale.

Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikattil, është dënuar me 1 vit dënim me burgim për veprën penale pjesëmarrje në rrahje. I njëjti më herët kishe qenë i akuzuar për veprën penale të vrasjes në tentativë por gjatë fjalës përfundimtare prokurori i çështjes Ilaz Beqiri e ka bërë rikualifikimin e veprës penale, dhe të njëjtin e ka akuzuar më pas për vepren penale pjesëmarrje në rrahje.

Edhe për të akuzuarin Krenar Çoçaj prokurori e kishe bëre rikualifikimin e veprës penale, nga shtytje në vrasje në pjesëmarrje në rrahje dhe ndaj tij gjykata ka shqiptuar 1 vit dënim me burgim.

Kurse ndaj të akuzuarit Burak Gërdovci gjykata ka shpallë aktgjykim refuzues pasi që ndaj tij prokurori kishe hequr dorë nga ndjekja penale.

Ndërsa ndaj të akzuarit Gramos Mjeku gjatë seancave të kaluara është vecuar procedura pasi i njëjti ndodhet jashtë vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme