Dhurata luksoze pas martesës për Angela Martinin

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 19:45 | Nga

Vetëm pak ditë pas martesës së saj me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, Angela Martinit i vjen dhurata e parë e martesës nga bashkëshorti i saj.

Dhuratën, një makinë luksoze, vetë modelja e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar: “Bashkëshorti im më surprizon çdo ditë. Të dua”.

Pak ditë më parë supermodelja shqiptare Angela Martini i dha fund beqarisë në një ceremoni të fshehtë në Las Vegas, ku dëshmitare e vetme ishte mikja e saj më e mirë, Bleona Qereti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme