“Diamanti” këtë muaj premierë në Cineplexx

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Filmi “Diamanti” është një vazhdim i rrugëtimit të karaktereve nga filmi “Zonjusha” (nëse nuk e keni parë filmin, mund ta shikoni në gjirafavideo.com). Megjithatë nëse nuk ju premton koha, pa merak, sepse filmi “Zonjusha” nuk është parakusht i domosdoshëm, pasi që filmi “Diamanti” qëndron edhe si film në vete.

Pas kritikave të mira dhe suksesit të filmit “Zonjusha,” ekipi artistik dhe teknik i filmit, përjetuan një shpërthim entuziazmi, vullneti, dhe vizioni. Por, mbi të gjitha, kishin një ndjenjë përgjegjësie ndaj publikut, që me një investim madhor, të krijojnë filmin e radhës “Diamanti”.

Filmi “Diamanti,” i përket zhanrit krim- komedi, dhe shtjellon shumë tema rreth një diamanti me vlerë. Ndeshja e fuqive kërcënuese, intelektuale, joshëse e seksuale, ndodh kur shfaqet dëshira të mbahet në dorë, njëherë, ky gur i çmuar.

Regjia: Genc Berisha, Skenari: Besart Sllamniku dhe Lulzim Bucolli. Aktorët: Luan Jaha, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, MAJK / Kastriot Rexha, Edona Reshitaj, Ilir Prapashtica, Irena Cahani, Anila Krasniqi, Lulzim Bucolli, Fiona Gllavica. “Diamanti” në CINEPLEXX nga 25 Tetori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme