DiCaprio dhe Pitt bëhen bashkë në filmin e ri

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 15:34 | Nga

Aktorët e famshëm Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt do të kenë rol në dramën për Charles Manson, të cilën është duke e zhvilluar regjisori i njohur Quentin Tarantino.

Dyshja e aktorëve pritet të jenë pjesë e dramës “Once Upon a Time in Hollywood” që do të zhvillohet në Los Angelesin e vitit 1969. DiCaprio do të luajë rolin e yllit televiziv Rick Dalton ndërsa Brad Pitt do të luajë dublerin e tij, Cliff Booth, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të jem më i lumtur kur do të kem në ekip DiCaprion dhe Pittin në rolin e Rickut dhe Cliffit”, ka thënë Tarantino.

Në skenarin e këtij filmi Tarantino raportohet se ishte duke punuar në pesë vjetët e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme