DiCaprio dhe Rihanna, sërish bashkë?

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 18:07 | Nga

Leonardo DiCaprio dhe Rihanna kanë pasur një flirt së bashku dhe këtë e dinë të gjithë. Miqësia e tyre është komentuar shumë në showbiz, por nuk vazhdoi dhe arsyet nuk u morën vesh asnjëherë. Por ja ku shfaqen prapë në të njëjtin vend mbrëmjen e së dielës, në Fenty Puma, ku Riri ishte ftuar.

Na vjen keq, Leonardo DiCaprio, por të gjithë mund të të shohin: 42-vjeçari është përpjekur maksimalisht për ta mbuluar fytyrën me kapelë, ndërsa është fotografuar duke hyrë në after party-n ku ishte edhe ylli i pop-it, Fenty x Puma, në Moxy Times Square, por nuk mashtroi dot askënd. E njohën. Shikoni fotot e Leo-s duke hyrë në festë në mbrëmjen e madhe të Riri-t.

Leo dhe këngëtarja e “Work”, 29 vjeç, kanë pasur një histori në të kaluarën. Fillimisht, ata u panë në vitin 2015, pasi ishin pjesë e të njëjtin event, ditëlindja e Caleb Followill në hotelin Sunset Marquis, West Hollywood. Edhe pse Leo tha se ishte single në atë kohë, çifti u panë sërish bashkë në 2016-ën në club-in “Up & Down”, NYC, gjatë festivalit të Coachella-s! “Ata janë të lidhur”, – tha një burim pranë tyre në atë kohë.

Po tani që Riri është single përsëri, ndoshta kanë menduar për të rindezur diçka, apo jo?

Leonardo DiCaprio And Rihanna At The Fenty Puma After Party

Rihanna (SplashNews)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme