Dikush e mbulon me dhurata Eni Koçin

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 13:40 | Nga

Këngëtarja Eni Koçi, motra e vogël e Gretës, e cila i është bashkangjitur asaj në muzikë, këto ditë është në Amerikë për disa koncerte së bashku me të motrën, por sot, ajo është zgjuar e mbuluar me dhurata.

Eni ka postuar një foto pranë një arushi pelush shumë të madh, lulesh në formë zemre dhe dhuratash të markave të njohura dhe të shtrenjta të modës.

“I dashuri im. U zgjova kështu”, shkruan ajo mbi foto, duke na e lënë të paqartë nëse i dashuri është ai që i ka bërë gjithë këto dhurata, apo thërret me shaka arushin e madh.

Megjithatë, personi pas gjithë këtyre, me siguri që e do shumë Enin, për t’ia bërë kaq të bukur mëngjesin e saj amerikan, që në Evropë është pasdite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme