Disenjatorja Zogu sjell koleksionin “Seed” – veshjet si fruta

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 22:13 | Nga

Është bërë e vështirë të jesh unik në atë që sjellë sepse dizajnerë të shumtë kanë mbërthyer tregun kosovar dhe secili po mundohet të vijë ndryshe dhe me stil. Por, fare mirë në këtë rreth ka arritur të depërtojë disenjatorja e re Besiana Zogu, e cila sapo ka lansuar koleksionin e saj të parë, me të cilin vjen bindshëm dhe shumë premtuese.

“Me dizajn kam filluar të merrem katër vite më parë, atëherë kur edhe vendosa të studioja në fushën e dizajnit të modës, por pasioni dhe dashuria mbi modën, pikturën, muzikën dhe gjithçka që ka të bëjë me artin ka filluar qysh moti”, ka thënë disenjatorja Besiana Zogu për KultPlus.

Ajo vjen me një stil ndryshe, sidomos për tregun kosovar, ku karakteristikë e saj janë ngjyrat e ndezura që i japin jetë koleksionit. “Stili që më karakterizon më shumë është ai minimal, ku përmes detajeve, prerjeve dhe ngjyrave që përdori mundohem ti jap gjallëri dhe jetë veshjeve”, ka thënë disenjatorja Zogu.

Koleksioni është emërtuar me emrin “Seed” që në shqip dmth “farë’. Por, pas gjithë kësaj qëndron një histori mjaft interesante.

“Inspirimi ka rrjedhur nga pikturat e artistes Frida Khalo. Ajo kishte pikturuar fruta të ndryshme, me plot ngjyra, ku përmes tyre ajo gjente gjallëri për jetë. Atëherë përmes mbështjellësit (lëkurës) së frutit, ku shumica e kanë mbështjellësin e trashë, u mundova që përmes materialeve shumë të trasha (sfungjer) t’i ngjasojë një fruti”, ka treguar Zogu.

Por, për të definuar në mënyrën më të mirë këtë koleksionin, Besiana ka përdorur edhe elemente të tjera si uji, toka dhe dielli të cilat janë elemente kyçe për rritjen e farës së frytit, ku një fund e ka pikturuar si oqean që simbolizon ujin.

“Koleksioni është i stilit oversize që e karakterizojnë prerjet dhe ngjyrat dominuese. Zakonisht inspirohem nga ajo që më ofron natyra dhe mjedisi që më rrethon, arti dhe në përgjithësi ajo që më tingëllon si e veçantë dhe unike”, ka përfunduar disenjatorja Besiana Zogu.

Për fotografitë e koleksionit është përkujdesur fotografi Ardian Lumi dhe Lum Lumi, ndërsa kreacionet i ka prezantuar në mënyrën më të mirë modelja Uresa Zogu. Disenjatorja nuk e ka në plan të ndalet, tashmë e ka në plan të punoj rreth një koleksioni “Unisex”, readytowear për të dy gjinitë, ku prapë do të ketë elemente urbane.

View this post on Instagram

"S e e d " collection Fall/Winter 2016 / RTW

A post shared by Besiana Zogu ? (@besianazogu) on

View this post on Instagram

"S e e d " collection Fall/Winter 2016 /

A post shared by Besiana Zogu ? (@besianazogu) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme