Dokumentari për jetën e Rihannës pas dy muajsh

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 14:29 | Nga

Regjisori Peter Berg ka zbuluar se dokumentari i shumëpritur për rritjen e famës së këngëtares së njohur Rihanna mund të shfaqet nëpër kinematë brenda “një muaji e gjysmë”.

Për këtë dokumentar ka filluar të raportohet që nga viti 2015. Duket se përshkrimi origjinal i filmit si një “vështrim pa filtër i jetës së këngëtares” mbetet i vërtetë, shkruan NME.

“Mendoj se është një femër e re e jashtëzakonshme dhe me të vërtetë është një lloj profili shumë i plotë i asaj se çfarë talenti është bërë ajo sot. Etika e punës, talenti, fati, nxitimi, vizioni. Ajo është një femër me të vërtetë interesante dhe filmi do të jetë gati për rreth një muaji e gjysmë dhe pas dy muaj do të fillojë të shfaqet”, ka thënë regjisori Berg.

Berg i ka dhënë Rihannës për herë të parë një rol të madh në filmin e tij aksion “Battleship”, në vitin 2012. Që atëherë, ajo është shfaqur edhe në filmin “Oceans Eight” dhe “Valerian”.

Gjithashtu, raportohet se Rihanna mund të jetë duke punuar në dy albume të reja dhe thuhet se ato mund të lansohen para përfundimit të këtij viti. Albumi i saj i fundit, i teti, “ANTI” është lansuar më 2016-ën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme