Donald Trump dhe Melanie dikur ishin ndarë

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 17:53 | Nga

Muajt e fundit, marrëdhënia e presidentit amerikan Donald Trump me zonjën e parë Melania Trump është vënë në pikëpyetje.

Kjo pasi sipas raportimeve të mediave të huaja, çifti disa ditë më parë përjetuan një ndarje, pasi Melania Trump kishte parë një ish të dashur të Donald Trump duke dalur nga apartamenti i këtij fundit në Neë York, njofton Klan Kosova.

Zhurmë dhe fjalë të tjera kanë arritur më tej deri tek veshët e zonjës së parë Melania Trump, pasi është pohuar se Trump para se t’i futej politikës ishte angazhuar në marrëdhënie jashtëmartesore me yllin e filmit Stormy Daniels si dhe me modelen e dikurshme Karen McDougal.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, ka thënë se Trump mohon se kanë ndodhur ndonjëherë rastet e dyshuara me Daniels dhe McDougal, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme