Donjeta kërcënohet me jetë?!

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 16:17 | Nga

Valltarja kontroverse, Donjeta Kosumi-Kallashi, së fundi ka njoftuar se është larguar nga Kosova për në New York. Ajo kishte deklaruar se nuk do kthehej më në lokalin “Kobra City” dhe ndërpreu për disa ditë çdo kontakt në rrjete sociale.

E tani, kur ka nisur sërish përdorimin e Snapchat dhe Instagram, Kallashi ka lënë një mesazh shqetësues.

“Po më kërcënon me jetë. Apo të kisha një familje s’do kishin ndodhur disa gjëra. A është burrë ai që shet trimëri me femër”, ka shkruar valltarja në rrjetin social Snapchat.

Nuk dihet se kush po e kërcënon Donjetën por kjo e fundit edhe paraprakisht ka shprehur ditë më parë zhgënjimin nga persona të caktuar, dikur të afërt me të.

kallashi1 kallashi3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme