Drake dhe Cardi B kryesojnë nominimet për American Music Awards

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 10:26 | Nga

Drake dhe Cardi B kryesojnë nominimet për American Music Awards 2018.

Reperi kanadez është i nominuar për çmimin kryesor, atë të “Artistit të Vitit” dhe pritet të përballet me Imagine Dragons, Post Malone, Ed Sheeran dhe Taylor Swift.

Ai po ashtu është i nominuar edhe për çmimin “Artisti më i pëlqyer Mashkull”, teksa “God’s Plan” është nominuar për çmimin “Videoklipi i Vitit”.

Cardi B ka arritur nominimin e saj të parë në AMA në kategoritë si “Artistja e re më e mirë”, “Videoklipi i Vitit”, “Artistja më e pëlqyer Femër”, “Artistja më e pëlqyer – rap-hiphop”.

Cardi ka plot tetë nominme për këtë ceremoni

Reperi i ndjerë XXXTentacion po ashtu ka arritur disa nominime për Artistin më të mirë të Vitit dhe “Albumin më të pëlqyer të Vitit Soul & RnB”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme