Drake pajtohet me reperin e njohur pas shumë kohësh, e fton të performojë në koncert

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 11:55 | Nga

Drake edhe një herë ka treguar se është i gatshëm të falë e të harrojë.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet këtë javë, pasi ka ftuar reperin Meek Mill në një nga koncertet e tij të turneut “Aubrey and the Three Migos”.

Drake dhe Meek Mill nuk i kanë raportet e mira që nga viti 2015, kur Mill me anë të një postimi në Twitter ka “zbuluar” se Drake nuk i shkruan vetë tekstet e veta dhe ka kërkuar që fansat të ndalojnë së krahasuari me të.

Nga ajo kohë, Drake vazhdimisht akuzohet për këtë gjë, ndërsa raportet aspak të mira janë shfrytëzuar për të bërë këngë kundër njëri-tjetrit, ku janë përfshirë edhe reperë të tjerë, përcjell Gazeta Express.

Por, ishte Drake ai që është treguar si “person më i madh”, duke e mbështetur reperin gjatë kohës kur është burgosur vitin e kaluar.

Ai e ka ftuar Meek Mill dhe kanë performuar bashkë këngën e vitit 2012 “Dreams and Nightmares”, duke i befasuar të gjithë kurse më pas janë shprehur shumë të lumtur për këtë pajtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme