Dua: Kosova ka histori interesante, çdo herë po e mësoj nga pak

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 11:50 | Nga

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, në Instagram ka postuar kopertinën e një libri që e kishte shkruar gjyshi i saj, Seit Lipa.

Në këtë postim ajo ka shkruar se në çdo intervistë tenton të tregojë se është nga Kosova, historinë e të cilës po e mëson dalëngadalë.

“Gjyshi im Seit Lipa ishte kryetar i Institutit të Historisë së Kosovës mes viteve 1990-1995. Doja të tregoja historinë tonë dhe prej nga vijmë është në gjakun tonë. Tentoj t’u tregoj njerëzve kudo që shkoj dhe në çdo intervistë se jam nga Kosova”, ka shkruar Dua Lipa.

“Kemi histori interesante, një që e mësoj çdo herë nga pak. Një artikull së fundmi u publikua për punën e gjyshërve të mi dhe më shtyn që me krenari ta ndaj me ju”, ka shkruar ajo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme