Dua Lipa duket e dashuruar (Foto)

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 11:45 | Nga

Këngëtarja kosovare, tashmë me famë botërore, Dua Lipa, po zë faqet e medieve rozë, edhe për jetën e saj private.

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa, ishte përfolur shumë se ka gjetur një dashuri të re. Bëhet fjalë për disa fotografi, ku ajo u shfaq në momente intime me modelin spanjoll Jose Davo.

Pas kësaj Dua përmes disa fotografive që ka postuar në profilin e saj në Instastory Dua kishte postuar fotografi të ish-të dashurit Isaac Carew, gjë që bëri të kuptojmë se ata janë ribashkuar.

Mirëpo mbrëmë janë publikuar në Instagram disa fotografi ku Dua shihet e përqafuar me DJ e njohur Martin Garrix.

“Këngëtarja #DuaLipa dhe DJ holandez #MartinGarrix shihen shumë komod në Miami. A janë ata më shumë se vetëm miq?”, thuhej në këtë fotografi.

Në njërën nga fotografitë Martin shihet duke e përqafuar këngëtaren e njohu e duke e puthur në faqe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme