Dua Lipa flet shqip dhe ka një motiv të fortë për ta bërë

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 20:45 | Nga

Për herë të parë në Kosovë, në rrugët e Prishtinës, është organizuar “Marshi i Krenarisë” me qëllim ngritjen e vëtëdijes qytetarë për personat e komunitetit LGBTI.

Me flamurin që përfaqëson këtë komunitet, me pankarta në duar dhe nën tinguj të muzikës ata u bën thirrje politikës së Kosovës që të vendosin të drejtat e LGBTI në axhendat e tyre politike. Parada shkoi shumë qetë dhe pa incidente duke marrë vlerësimin edhe të figurave më të larta politike.

Kjo ishte diçka që ndodhte për herë të parë në Kosovë dhe tërhoqi një vëmendje të madhe edhe ndërkombëtarisht. Ishte këngtarja shqiptare Dua Lipa e cila nuk e fshehu gëzimin dhe vlerësimin për këtë paradë, së cilës i dedikoi edhe disa fjalë shqip.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, Dua shkruan: “Kosova pati paradën e parë të krenarisë sot në Prishtinë. Dashuria është dashuri. Në emër të dashnisë”.

Dua Lipa është një ndër artistet më të dashura në Kosovë, por jo vetëm. Së fundmi ajo ka publikuar këngën “New Rules” e cila ka rezultuar shumë e sukseshme duke u pozicionuar e para në renditje në Britani për disa javë rresht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme