Dua Lipa hap finalen e Champions me performancë të zjarrtë

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 21:09 | Nga

Dua Lipa ka elektrizuar stadiumin më të madh në Ukrainë para finales së Ligës së Kampionëve.

Në një performancë të jashtëzakonshme me koreografi të përgatitur për mrekulli, këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka treguar sërish që nuk është aty rastësisht – ajo tashmë është yll ndërkombëtar i muzikës.

Performancën e Lipës nga Kievi e kanë parë miliarda njerëz nga mbarë bota të cilët janë bërë gati të shohin finalen e garës më të madhe në Evropë, trofeun e së cilës do ta kërkojnë Liverpooli e Real Madridi.

Të ngjashme