Dua Lipa kërkon falje për fjalët raciste të vitit 2014

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 13:13 | Nga

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar falje për përdorimin e fjalëve raciste në një cover të realizuar në vitin 2014.

Dua në coverin e këngës “Smoke, Drink, Break-Up” të Mila J, kishte përdorur një fjalë raciste.

“Në lidhje me coverin tim të vitit 2014, asnjëherë nuk kam dashur të ofendoj dikë”, ka shkruar Dua në një postim në Twitter.

“Nuk e kam thënë fjalën e plotë, por duhet ta pranoj që nuk është dashur të shkoj aq larg dhe [kënga] ka mundur të incizohet me një tjetër fjalë për t’iu shmangur fyerjeve”, ka sqaruar Lipa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme