Dua Lipa ndërpret shfaqjen, largohet nga skena duke qarë

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 14:34 | Nga

Dua Lipa i ka kërkuar falje të gjithë fansave të saj në Denver pasi u detyrua që të anullonte shfaqen.

Aktualisht këngëtarja me origjinë shqiptare po mban tur muzikor rreth SHBA. Por për shkak të një infeksioni “të dhimbshëm” të veshëve, 22-vjeçarja është detyruar që të anullojë një nga performancat e saj në Denver.

Me anë të një postimi në Twitter shprehet se u detyrua që të ndërpresë shfaqjen sepse kishte disa ditë që vuante nga dhimbja veshëve.

“Mendova se do t’ia dilja, por ishte mjaft e dhimbshme. U këshillova dhe më thanë se nëse vazhdoja shfaqjen do të shkaktoja dëme të përhershme në vesh,”-tha ajo.

Dua u bëri thirrje të gjithë atyre që blenë biletat që ti mbajnë pasi do mundohet të riorganizojë performacën.

Ndërsa ishte në skenë duke u komunikuar fansave se shfaqja do ndërpritej këngëtarja shpërtheu në lot dhe u largua duke qarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme