Dua Lipa nominohet në tri kategori në VMA, kërkon ndihmën e publikut

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 08:20 | Nga

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është nominuar në tri kategori të Video Music Award të MTV-së.

Përmes një postimi në Instagram, Lipa e ka bërë të ditur këtë njoftim ku njëkohësisht kërkon edhe ndihmën e publikut për ta votuar.

Gjithashtu, edhe këngëtarja tjetër me origjinë nga Kosova, Rita Ora, është nominuar në dy kategori.

“3 nominime në VMA!!! A mund ta besoni?!!! ‘New Rules’ garon për Këngën e Vitit, ‘IDGAF’ për Koreografi më të mirë dhe ‘One Kiss’ për Vallëzim më të mirë. Mund të votoni në vma.mtv.com. Ju dua përgjithmonë!!!!”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme