Dua Lipa përlotet pasi policia në Kinë rrah adhuruesit e saj

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 15:52 | Nga

Pop ylli, Dua Lipa, ishte përlotur në skenë pasi policia kishte ndërhyrë në koncertin e saj për t’i larguar disa adhurues për mënyrën e të vallëzuarit ët tyre.

Bukuroshja 23 vjeçare nag Prishtina ndaloi së performuari në gjysmë kur policët u shfaqën duke ua tërhequr vërejtjen adhuruesve për mënyrën se si performuan.

Pamjet nga Shanghai shfaqin zyrtarët policorë duke goditur nëj femër të re që po vallëzonte me hitin “One Kiss” të Dua Lipës.

Një polic dhunshëm e zhvendos nga ulësja një adhuruese, teksa një tjetër adhuruese u largua tërësisht nga koncerti.

Të tjera pamje shfaqin dhjetë policë duke goditur një adhuruese të Duas që tenton të largohet prej tyre.

Dua nuk arriti që të përmbahet dhe filloi të qante para se t’i drejtohej publikut.

“Unë dua të krijoj ambient të sigurt për të gjithë ne dhe të kënaqemi”.

“Dua që të gjithë të vallësojmë. Dua të gjithë të këndojmë. Dua që të gjithë të kalojmë mirë”, potencoi superylli shqiptar i muzikës e përlotur në skenë.

Ky ishte turneu i parë i Duas në Kinë dhe performanca e parë e saj u mbajt në Guangzhou më 11 shtator ku u shitën të gjitha biletat.

Organizatori i koncertit, Live Nation, ende nuk është përgjigjur për incident.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme