Dua Lipa së shpejti fillon turneun e ri

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 16:27 | Nga

Është vazhdimisht aktive në botën e muzikës.

Dua Lipa nuk gjen pothuajae aspak kohë për tu relaksuar, kjo ngase është shumë e angazhuar me koncerte, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka udhëtuar në Moskë, ku edhe realizoi një performancë madhështore para fansave të saj në atë vend.

Pas atij koncerti, këngëtarja ka treguar se do ta shfrytëzojë një ditë për gjumë, kurse njoftoi se shumë shpejt fillon turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “One Kiss”, në duet me Calvin Harris, këngë e cila ka marrë mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme