Dua Lipa, tradhtoi apo e tradhtuan?!

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 09:52 | Nga

Dua Lipa i ka ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës në muzikë dhe çdo ditë e më shumë, ajo është kthyer edhe në qendër të mediave sociale sa i përket jetës së saj sentimentale.

Pas finales së Champions League doli lajmi se ajo e kaloi natën me lojtarin e Realit të Madridit, Asensio, por më pas këngëtarja i hodhi poshtë këto thashetheme.

Por teksa u duk se lajmi nuk la shenjë në lidhjen e saj, vetëm një javë më parë mediat britanike publikuan një video teksa i dashuri i bukuroshes, Isaac Carew shihet në një vallëzim me një tjetër vajzë.

Por duket se lidhja mes Dua Lipës dhe Isaac Carew është e fortë. E gjithë kjo u kalua me lehtësi prej dyshes dhe së fundi janë fotografuar në rrugët e qytetit të New Yorkut. Madje, për të hequr të gjitha dyshimet çifti nuk ngurroi të shkëmbej një puthje të zjarrtë midis rrugës.

dua lipa isaac carew pda 054103638

dua lipa isaac carew pda 054103638

dua lipa isaac carew pda 054103638

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme