Dua Lipa: Urime Pavarësinë, shihemi sivjet!

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 00:49 | Nga

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Instagram, Dua ka thënë se është shumë krenare që është shqiptare, ndërsa ka paralajmëruar se do të vijë në Kosovë këtë vit (nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për koncert).

“Urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetore së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar ajo në Instagram.

Dua Lipa nuk do të performojë në Kosovë me rastin e dhjetëvjetorit, ndërsa pjesëmarrjen e ka konfirmuar Rita Ora.

Mediet kanë shkruar se Dua Lipa ka kërkuar 200 mijë euro për të kënduar në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme