Dua Lipa, zyrtarisht artisja më e mirë femër në Britaninë e Madhe sipas “Music News Facts”

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 12:52 | Nga

Duket se sukseset për artisten shqiptare, Dua Lipa, nuk kanë të ndalur.

Ajo vazhdon t’i bëjë krenarë shqiptarët kudo në botë me punën e vazhdueshme dhe sukseset e shumta.

Së fundmi, në mediat britanike iu dedikuan artikuj dy këngëtareve shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha, duke i cilësuar si më të dëgjuarat e momentit në Britani.

Teksa sot, Dua përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, sipas Music News Facts, Dua është shpallur zyrtarisht artistja më e mirë femër e vitit 2018 në Britaninë e Madhe.

Ajo gjithashtu ka tri këngët më të shitura në tregun muzikor britanik.

View this post on Instagram

Woah its crazy out here

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

 

Të ngjashme