Dua performon në përkrahje të komunitetit LGBTI

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 14:41 | Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botëror, Dua Lipa, po vazhdon me turneun e performancave të saj.

Ylli nga Prishtina ka performuar në Dallas në atë që është mbrëmja e parë.

Ajo do të performojë edhe sonte mbrëma, por natën e parë e hapi me përkrahje për komunitetin LGBTI.

Dua mori flamurin shumëngjyrësh në skenë dhe ofroi përkrahje për të gjithë ata që duan të ndjehen të lirë në dashuri.

“Urime muaji i krenarisë”, u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram.

Dua Lipa do të vazhdojë me performanca gjatë gjithë vitit.

Ajo në gusht do të performoj në Prishtinë në kuadër të Sunny Hill Festival.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme