Dy shqiptare në mesin e personaliteteve më të suksesshme në Angli (Foto/Video)

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 12:21 | Nga

Traces Project ka formuluar këtë listë të artistëve më me famë në Angli.

Alketa Xhafa Mripa në vitin 1997 u largua për në Angli, dhe nga ky shtet ajo ka nxjerrë vepra artistike të cilat edhe sot janë aktuale dhe kanë bërë bujë nëpër botë.

E përbashkëta e të dy artisteve është që janë larguar nga vendi i tyre, i pasigurt dhe në konflikt, drejt në jete më të mirë dhe drejt një vendi ku kanë më shumë siguri. E më pas, në këtë vend edhe kanë kontribuuar me punën e tyre.

alketa-xhafa-mripa

Të dyja janë përfshirë në listën e artistëve botërorë më të suksesshëm që janë larguar nga shtetet e tyre dhe kanë ndihmuar në promovimin edhe të Anglisë nëpër botë. Në këtë listë ku përfshihen 32 personazhe janë edhe Lucian Freud – piktor gjerman që në vitin 1933 u shpërngul në Angli, këngëtarja M.I.A – me origjinë nga Shri Lanka dhe e cila punon e jeton në Angli që nga vitin 1986, Benjat Abdulla – artist kurd, Maryam Hashemi – artiste nga Irani e cila është larguar nga shteti i saj, dhe plot artistë të tjerë.

Traces Project ka formuluar këtë listë të artistëve më me famë në Angli, që për arsye të shpëtimit kanë gjetur qetësi dhe inspirim në Angli.
Kur flet për Alketa Xhafa Mripën, projekti në fjalë nuk lë pa përmendur instilacionin “Thinking of You”, i cili mblodhi fustanet e grave të dhunuara në Kosovë dhe i shpalosi ato në Stadiumin e kryeqytetit.

Rita Ora, në anën tjetër, në moshën 1 vjeçare u largua nga Kosova dhe më pas e vijoi Sylvia Young Stage School, për tu shndërruar në një yll botëror të muzikës.

https://www.youtube.com/watch?v=lzHDESGvDAM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme