E besoni, Kylie fitoi 420 milionë dollarë vetëm nga kozmetika

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 17:24 | Nga

Jeta është e padrejtë, por kjo dihet tashmë. Ju mund të ironizoni sa të dëshironi klanin Jenner-Kardashian, por ja që një nga pinjollet e tyre ka arritur të fitojë plot 420 milionë dollarë për 18 muaj, vetëm nga shitja e produkteve kozmetike të linjës së saj.

Në këtë shifër nuk llogariten daljet e saj publike, pjesëmarrja në “Keeping Up With The Kardashians”, si dhe në spektaklin personal “Life of Kylie”.

Lajmin e ka konfirmuar kryeshefja e familjes, Kris Jenner, e cila nuk e ka lënë shpjegimin me kaq.

“Kylie thjesht ka gërvishtur sipërfaqen”, ka thënë ajo, duke vazhduar më tej “arsyetimin” e saj: “Ka shumë gjëra të tjera për të bërë. Nuk ka lansuar ende linjën e bojërave për sytë. Është si një mozaik i madh, në të cilin po punohet për të plotësuar copëzat boshe, deri sa të krijohet një linjë e mirëfilltë kozmetike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme