Ed Sheeran dhe Beyonce në vendin e parë të Billboard Hot 100 me “Perfect Duet”

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 08:51 | Nga

Ed Sheeran dhe Beyonce lansuan “Perfect Duet” për të rrëzuar nga froni hitin “Rockstar” nga Post Malone dhe 21 Savage.

Bashkëpunimi i tyre gjendet në krye të top listave në javën e parë të lansimit.

Edhe versioni paraprak i “Perfect” edhe remiksi me Beyoncen llogariten “një” në renditje duke arritur 63 për qind të shitjeve totale.

Ky është vendi i parë për herë të dytë për Ed Sheeran këtë vit pas këngës “Shape of You”.

Vetëm Justin Bieber ka dy këngë në krye të Billboard Hot 100 brenda një viti.

Ndërkohë për Beyoncen është hera e gjashtë që është në vendin e parë të Billboard Hot 100 dhe hera e 10-të me një artist tjetër.

Formula e bashkimit të një emri të madh në një këngë tashmë të suksesshme për të krijuar një këngë që kryeson top listën e kemi parë me “Despaciton” ku versioni fillestar ishte në vendin e 44, por pas inkuadrimit të Bieber arriti vendin e parë për 16 javë.

Malone dhe Savage me “Rockstar” qëndruan për tetë javë në vendin e parë.

BILLBOARD HOT 100 TOP 10

1. Ed Sheeran feat. Beyoncé – “Perfect Duet”
2. Post Malone feat. 21 Savage – “rockstar”
3. Camila Cabello feat. Young Thug – “Havana”
4. Lil Pump – “Gucci Gang”
5. Imagine Dragons – “Thunder”
6. Sam Smith – “Too Good at Goodbyes”
7. G-Eazy feat. Cardi B & A$AP Rocky – “No Limit”
8. Halsey – “Bad at Love”
9. Cardi B – “Bodak Yellow (Money Moves)”
10. Marroon 5 feat. SZA – “What Lovers Do”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme