Ed Sheeran do të luajë në “Game of Thrones”

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 09:33 | Nga

Producentët e serialit “Game of Thrones” kanë konfirmuar se Ed Sheeran do të ketë një rol në sezonin e shtatë të hit-serialit televiziv.

 Njoftimi është bërë në Festivalin e filmit South by Southwest në Teksas, ndërsa konfirmimin e ka bërë edhe vet këngëtari në Twitter.

Sheeran nuk është muzikanti i vetëm që paraqitet në këtë serial. Në sezonet e mëparshme, aty kanë luajtur anëtarët e “Coldplay”, “Of Monsters and Men”, “Mastodon” dhe “Sigur Ros”.

Më tej, producentët David Benioff dhe Dan Weiss kanë njoftuar se sezoni i ri do të jetë më i shkurtë dhe do të përmbajë vetëm gjashtë episode.

Ndryshe, këngëtari i njohur është duke u pëlqyer shumë me albumin e ri,“Divide”, i cili ka thyer disa rekorde.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme