“Edhe pse ha shumë, nuk trashem”

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 10:07 | Nga

Modelja dhe aktorja, Emily Ratajkowski, gjatë pjesëmarrjes në emisionin televiziv të Jimmy Kimmel Live ka thënë se edhe pse nuk i pëlqen të gatuajë, asaj i pëlqen shumë të hajë.

 Bukuroshja ka treguar se shpesh ha në krevat, ndërsa linjat e përkryera i ka sqaruar si pasojë e trashëgimisë dhe metabolizmit të shpejtë.

“Duhet ta shikoni frigoriferin tim. Është çmenduri. Është përplot ushqim indian dhe tajlandez, të cilin më së shpeshti e ha në krevat”.

“Shumëkush mendon se gënjej kur them se ha shumë, por kjo është e vërtetë. Jam mishngrënëse dhe e admiroj mishin, por i dua edhe sallatat”.

“Vërtet më pëlqen shumë të ha mish, por përpiqem të mbaj baraspeshën (me anë të ushtrimeve) dhe njëkohësisht të ha ushqim të shëndetshëm dhe t’i siguroj energji organizmit”, ka deklaruar Emily.

View this post on Instagram

Coconut cake monster

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

View this post on Instagram

Steak and fries ?

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

https://www.youtube.com/watch?v=XJdxqbCHZNk

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme