Edi Ramës i kërkohet të sjellë grupin e njohur muzikor në Shqipëri

Prishtinë | 11 Nën 2017 | 18:35 | Nga

Edi Ramës i është bërë një kërkesë që të sjellë në Shqipëri grupin e njohur të rokut.

Fansat e këtij grupi kanë realizuar një video ku i kërkojnë Ramës të ndikojë që Metallica-t të japin një koncert në Shqipëri.

City News shkruan që klubi i fansave të Metallica-s në Shqipëri “Enter St Albania”, i njohur dhe nga grupi i rokut ka realizuar një video-kërkesë për Ramën për të sjellë band-in në Tiranë. Drejtuesi i fanklubit, Ervin Gjonaj, i kërkon Ramës që institucionet përkatëse të qeverisë të mundësojnë një koncert të Metallica-s në Shqipëri.

Metallica gjatë një koncerti në Londër, pozoi me flamurin shqiptar dhe ndërkohë që anëtarët e grupit kanë marrë dhurata të ndryshme nga Shqipëria, si James Hetfield një bust të Skënderbeut, Robert Trujillo një bluzë të Kombëtares sonë me rastin e ditëlindjes së tij, bandës iu dhurua një libër Albania-Travel guide.

Metallica, sipas City News, kanë shprehur interes për Shqipërinë dhe kanë mësuar për muzikën rock në vendin tonë përmes grupit Heavy Metal në Shqiperi, Crossbones.

Kjo kërkesi i drejtohet edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Video-kërkesa është shpërndarë shumë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, nga fansat e këtij grupi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme