Egla Harxhi flet për seksin, treshet, biseksualizmin…

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 12:12 | Nga

Kishin kaluar plot dhjetë vite, kur pesëmbëdhjetë a gjashtëmbëdhjetë vjeçare buzëqeshte e lumtur me një kurorë bukurie të Miss Albania-s mbi krye.

Ndryshe nga paraardhëset a pasardhëset e saj nuk pat zgjedhur një karrierë që do ia shfaqte portretin dendur nëpër ekranet e televizioneve.

Por ja ku ishte tani, pikërisht në një studio televizioni e shndërruar në një kuqalashe me vështrim të thellë e të mistershëm e sigurt në ato çka artikulonte e shoqëruar me një prej fotografëve më në zë të celebriteteve ndërkombëtarë.

Një shërbim fotografik që e shfaqte në poza erotike me një vajzë (Ishin fotografi për të evokuar poza të ngjashme të dy ish-modeleve që fotografi Ale de Basseville i pat realizuar vite të shkuar, ku një prej tyre do të rezultonte as më shumë e as më pak sesa zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump. Atëherë qe fare e re dhe në hapat e para të karrierës e askush nuk do kishte vënë bast për të ardhmen e saj si zonjë presidenciale.

Por përtej zhurmës dhe scoop-it që i kërkon t’i zhveshë në -kuptimin e parë të fjalës – me doemos figurat politike dhe ata që të lidhur ngushtë me ta, lajmi do të qe një tjetër).

Pra bukuroshja e ëmbël bionde kishte nisur një karrierë si modele në Paris.

Prej sa kohësh jetonte atje?

A i kishin shërbyer vitet në kryeqytetin e lirive për t’i dhënë këtë personalitet të fortë, gati moskokëçarës për tabutë dhe kufijtë e asaj çka duhet dhe nuk duhet kur vjen puna te morali në vendin e saj të lindjes?

Egla Harxhi do të tërhiqte edhe kërshërinë e moderatorit të një emisioni që mëton të thyejë tabutë si “Zonë e Lirë”, kur u shpreh se kishte preferenca seksuale për femrat.

Po, kështu artikuloi ajo. Por jo vetëm. Në të njëjtën mënyrë dhe intensitet ndjente po aq tërheqje edhe për meshkujt.

Kaq do të duhej që të nesërmen të vërshonin telefonatat nga gazetarë të ndryshëm që donin të merrnin prej saj një intervistë ekskluzive me më shumë hollësi – pse jo edhe dëshmi intime – të deklaratës së saj.

Nuk do të shkaktonte vetëm debate e kundërshtim, por do të përkthehej në shitje dhe klikime (për të cilat të gjithë mediet sot janë në luftë të paepur).

Pasi u shfaq sa kurrë më parë në këta dhjet vjet në media, Arian Çani e mendoi se një intervistë e dytë me Eglën nuk do të ishte aspak ide e keqe.

Aty ajo foli edhe më gjerë rreth përvojës së saj të parë seksuale me një vajzë, për marrëdhënien treshe, për lakuriqësinë, pushtetin e femrave…deri edhe te një nismë për ndërgjegjësimin e të gjitha vajzave dhe grave shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme