Elhaida Dani tregon linjat në bregdetin e Kroacisë

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Elhaida Dani është shumë e pëlqyer për zërin e saj të veçantë.

Vitin e kaluar ajo ishte aktive në tregun muzikor me disa projekte të reja, të cilat u pritën mirë nga publiku.

Elhaida është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, dhe për këtë ka zgjedhur si destinacion bregdetin kroat.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, këngëtarja Dani shfaqet mjaft atraktive teksa vë në pah linjat.

Ajo duket bukur dhe në top formë, teksa ka arritur të marrë shumë komente nga ndjekësit e saj.

Ndonëse nuk shfaqet e ekspozuar në klipe, kësaj radhe Elhaida arriti të befasojë fansat me një paraqitje atraktive, e cila u prit mirë nga ata.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme